English

BE reagon për vdekjen e Raisit, kritika të ashpra Charles Michel: Një terrorist vdiq

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka reaguar në lidhje me vdekjen e Presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian në aksidentin ajror.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Michel ka shrehur “ngushëllimet e sinqerta” të Bashkimit Evropian për Iranin në lidhje me ngjarjen.

“BE shpreh ngushëllimet e sinqerta për vdekjen e Presidentit Raisi dhe Ministrit të Jashtëm Abdollahian, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit dhe ekuipazhit të tyre në një aksident me helikopter. Mendimet tona shkojnë te familjet”- shkroi Michel.

Reagimi i shefit të BE-së ka tërhequr kritika të ashpra brenda unionit.

Anëtarja e pavarur e Bundestagut gjerman, Joana Cotar, tha: “Së pari BE merr pjesë në kërkimin për Raisin dhe tani ajo ofron ngushëllime. Një vrasës masiv terrorist ka vdekur, të shtypurit në vendin e tij po festojnë dhe BE-ja po derdh lot. E gjithë kjo është e pabesueshme. Kjo BE duhet të shkojë Ne kemi nevojë për një mënyrë krejtësisht të re për të punuar së bashku!

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?