English

BE refuzon apelin e Kievit për procedura të shpejta anëtarësimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Versajë ku po diskutojnë për situatën në Ukrainë dhe planet sesi të reduktojnë varësinë nga gazi rus.

- Advertisement -

Edhe pse ata shprehen se Ukraina është pjesë e familjes së unionit, theksojnë se procesi i anëtarësimit nuk është diçka që mund të ndodh brenda natës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mikpritës i samitit nënvizoi se nuk mund të nisin bisedimet me një shtet që është në luftë.

Unioni propozoi 500 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Në ditën e parë të samitit liderët u shprehën të gatshëm të vijojnë sanksionet ndaj Moskës. Ata i kërkojnë Rusisë që të garantojë korridore të sigurta humanitare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×