Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) rekomandojnë kryerjen e dozave të dyta përforcuese të vaksinave anti-COVID për personat e moshave 60-79 vjeç.
Përmes një deklarate, të dyja institucionet rekomandojnë dozën e dytë edhe ata të cilët vuajnë nga sëmundje dhe mund të kenë komplikacion për shkak të infektimit me COVID.
Komisionerja Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides u shpreh se vaksinat kanë dhënë rezultat dhe ofrojnë mbrojtje.
Ajo deklaroi se nuk ka kohë për të humbur dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, sidomos në stiën e verës.
Rekomandimi i ri pritet të lehtësojë vendimet e shteteve për të përshpejtuar fushatat e vaksinimit, të cilat janë ngadalësuar e gati ndaluar, muajt e fundit.
LEXONI GJITHASHTU
- Shtohen rastet me COVID-19, të pavaksinuarit përcjellës së virusit
- BE-ja njeh certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19 të Kosovës