Pas një takimi të ministrave të jashtëm të bllokut, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell, tha në një konferencë për shtyp se deri tani kanë arritur të rikthejnë 350 mijë europianë që kishin mbetur jashtë vendit, për shkak të kufizimeve me udhëtimet.
Megjithatë, mbeten edhe 250 mijë të tjerë që po kërkojnë të kthehen në shtëpi, ndaj numri i njerëzve të bllokura jasthë vendit vazhdon të mbetet i lartë.
Borel tha se shumë janë duke u ndërmarrë shumë operacione për rikthimin e të tjerëve, por gjërat janë vështirësuar pasi janë shtuar vendet që I kanë bllokuar fluturimet.
“Nuk na e merrte mendja se do të kishte kaq shumë europianë të bllokuar nëpër botë. Turistë, vizitorë, punëtorë sezonalë. Nuk po flasim për ata me banim të përhershëm, por për udhëtarë të cilëve u janë prishur planet për shkak të masave që janë marrë kundër coronavirusit”, tha Borel.