English

BE siguron 300 miliardë euro për të ulur varësinë nga energjia ruse

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkimi Europian do të sigurojë rreth 300 miliardë euro për të ulur varësinë nga energjia ruse.

- Advertisement -

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka deklaruar se kontinenti mund të zëvendësojë lëndët djegëse fosile ruse me furnizime nga vende të tjera për të kursyer energji.

Ajo tha se investimet do të përfshijnë 10 miliardë euro për infrastrukturën e gazit, 2 miliardë euro për naftën dhe pjesa tjetër për energjinë e pastër, raporton BBC.

Leyen ka shtuar se komisioni po propozon rritjen e objektivit të tij për energjinë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030 nga 40% deri në 45%.

Presidentja ka propozuar ofrimin e ndihmës për Ukrainën këtë vit deri në 9 miliardë euro.

Von der Leyen tha se “është koha për të menduar për rindërtimin e Ukrainës kur të mbarojë lufta, ku BE-ja ka një interes strategjik në udhëheqjen e kësaj përpjekjeje rindërtimi”.

Ajo shtoi se “kjo është arsyeja pse ne propozojmë një platformë rindërtimi si pjesë e këtij plani të udhëhequr bashkërisht nga Ukraina dhe komisioni dhe duke bashkuar vendet anëtare të BE-së, donatorë të tjerë dypalësh ose ndërkombëtarë, institucione financiare ndërkombëtare dhe partnerë të tjerë me të njëjtin mendim”.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?