English

“BE të hapë dyert për Kosovën”, Osmani dhe Konjufca apel për liberalizimin e vizave për kosovarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

ditën e Europës, Kosova kërkon liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

Krerët e institucioneve kanë bërë thirrje që qytetarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë në 27 shtetet e bllokut.

Në mesazhin e saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi:

“Tradicionalisht në këtë ditë, institucionet e BE-së i hapin dyert e tyre për publikun. Ka ardhur koha që ato t`i hapin dyert e tyre për Kosovën”.

Ajo shtoi se BE-ja duhet të mbajë fjalën për liberalizimin e vizave, ndërsa Prishtina duhet “të bëjë përgatitjet e nevojshme për aplikim për statusin e shtetit kandidat”.

njëjtën thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, bëri edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas Konjufcës, Kosova ka orientim të “palëkundur” drejt familjes evropiane dhe ka kritikuar BE-në se është vonuar sa i përket integrimit evropian të Kosovës.

“Kjo ëndërr gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një zhgënjim kolektiv,” – u shpreh Konjufca.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×