Presidenti Bajram Begaj ishte i pranishëm në funeralin shtetëror të ish-preisdentit italian Giorgio Napolitano.
Ky i fundit ndërroi jetë më 22 shtator në moshën 98-vjeçare në një klinikë në Romë ku mjekohej prej disa kohësh.
Napolitano i dedikoi një jetë të tërë politikës. Me 70 vite karrierë, ish-presidenti mbahet mend për emërimin e pesë kryeministrave: Romano Prodi, Silvio Berlusconi, Mario Monti, Enrico Letta dhe Matteo Renzi.
Ai është presidenti i parë italian, i zgjedhur dy herë në këtë post.
LEXONI GJITHASHTU:
- Emrat/ Presidenti Begaj dekreton ambasadorët e rinj
- Italia i bën homazhe ish-presidentit italian, Giorgio Napolitano