English

Begaj mesazh deputetëve: Zgjedhjet e 11 majit sipas standardeve të OSBE-ODIHR-it

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka drejtuar sot një mesazh deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me rastin e hapjes së sesionit të ri parlamentar.

- Advertisement -

Ai theksoi rëndësinë e një periudhe të re bashkëpunimi dhe dialogu, në shërbim të shqiptarëve dhe procesit të integrimit evropian. Presidenti Begaj vlerësoi arritjen e çeljes së negociatave teknike me Bashkimin Evropian, një hap historik në rrugën e integrimit të Shqipërisë.

Begaj bëri thirrje për intensifikimin e reformave dhe përkushtim ndaj zhvillimit ekonomik, forcimit të arsimit, drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Ai i kujtoi deputetëve se Kuvendi ka një rol të pazëvendësueshëm në realizimin e këtyre objektivave.

Në mesazhin e tij, Presidenti theksoi gjithashtu se zgjedhjet e 11 majit janë ngjarja më e rëndësishme për çdo demokraci. Ai apeloi që procesi zgjedhor të realizohet sipas standardeve të OSBE-ODIHR-it, duke siguruar një konkurrencë të ndershme dhe respektim të votës së qytetarëve.

“Cilësia e zgjedhjeve duhet të tejkalojë çdo ndasi dhe të mbizotërojë mbi interesat partiake,” theksoi ai.

Begaj shprehu besimin se të gjithë faktorët politikë kanë mundësinë dhe detyrimin për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë dhe paqësor, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe paqes në rajon.

“Sesioni i ri parlamentar përkon me zgjedhjet e datës 11 maj. Është e kuptueshme që agjenda politike e zgjedhjeve të jetë në qendër të vëmendjes. Zgjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme në një demokraci”, shprehet Begaj.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?