English

“Bëjmë detyrat në shkollë”, mësuesit: Numër i paktë nxënësish, preferojnë kurset

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Bëjmë detyrat në shkollë” ka për qëllim ndihmën e dhënë për nxënësit, pas përfundimit të orëve mësimore.

- Advertisement -

Së bashku me mësuesit e shkollës përkatëse, ata pas procesit mësimor do konsumojnë ushqimin, më pas do zhvillojnë aktivitete argëtuese dhe më pas do rikthehen në klasë për të bërë detyrat e shtëpisë.

Në shkollën “Kosova” janë rreth 70 nxënës që i janë bashkuar këtij projekti.

“Po bëj detyrat e matematikës, më pëlqen më shumë këtu sepse më ndihmon mësuesja”, thotë një nxënëse.

Megjithatë, mësuesit shprehen se krahasuar me numrin e nxënësve që ka kjo shkollë, fëmijët  e përfshirë janë të paktë.

“Ne aq, tre klasa jemi që praktikojmë projektin. Duhet të jetë dhe më i madh. Ne u bëjmë thirrje prindërve që të tregojnë më tepër interes dhe dëshirë që nxënësit të rrinë të bëjnë detyrat”, thotw Mjaftore Mullaraj, mësuese.

Ndjekja e kurseve private nga nxënësit, është një tjetër problem që mësuesit në shkolla hasin. Ata ngrenë shqetësimin që fëmijëve në kurse private u mungon socializmi dhe mësimi në grup.

Pjesë e projektit, “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, në të gjithë vendin, janë 290 shkolla, ndërsa kjo praktikë zhvillohet nga klasa e parë deri në të pestën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?