English

Belgjika publikon listën e Euro 2024, lihet jashtë portieri i Real Madridit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një tjetër skuadër me histori dhe emër në futbollin europian e atë botëror ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për Euro 2024, e bëhet fjalë për Belgjikën. Trajneri Tedesco ka ftuar në total 25 futbollistë, e natyrisht ajo çka bie në sy është mungesa e gardianit të galaktikëve, Thibaut Courtois. Ai nuk ka luajtur përgjatë pjesës së dytë të sezonit, kjo për shkak të një dëmtimi, e më tej u zëvnedësua nga Lunin, që po zhvillon paraqitje pozitive.

- Advertisement -

Yjet që po shkëlqejnë si Doku apo Mangala e Onana nuk mund të mungojnë, por janë konfirmuar dhe Lukaku, De Bruyne, Witsel, veteran Vertonghen apo Carrasco. 3 portierë janë preferuar nga Domenico Tedesco, 8 mbrotjës, 8 mesfushorë dhe 6 sulmues. Kjo është lista provizore, pasi ashtu si skuadrat e tjera, do të duhet të konfirmohet gjithcka në 7 qershor.

Kujotjmë se djajtë e kuq të Belgjikës janë pjesë e grupit E, së bashku me Ukrainën, Sllovakinë dhe Rumaninë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×