Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se parqet eolike do të vihen në funksion në vitin 2025, për të prodhuar energji.
Në një deklaratë për mediat, Balluku u shpreh se pas përfundimit të disa projekteve, synohet që të rriten kapacitetet prodhuese në 4 terravat në vit.
“Parqet eolike që ne po lançojmë sot, nisin punë në vitin 2025 dhe kapaciteti i tyre në varësi të ofertës financiare që ne do kemi, do jetë nga 100-150. Ne synojmë që përmes këtij ankandi, të arrijmë në 150 megavat orë dhe do e donim këtë. Në 2028, futet në funksion Skavica, e gjithë shtesa me 210 megavat orë prodhim.
E gjithë kjo përllogaritje, ku e nënvizoj, nuk bëhet fjalë për plane, jan ë projekte që kanë nisur dhe do përfundojnë sipas kontratave. Llogaria jonë është që kapaciteti prodhues i vendit, do të rrisim kapacitetet prodhuese në 4 terravat në vit”, theksoi Balluku.
LEXONI GJITHASHTU
- Kriza energjitike, Balluku: Mbështesim shtresat në nevojë me mbi 22 mln euro
- Kursimi i energjisë, Balluku e Kushi në shkolla për sensibilizimin e fëmijëve