English

Berisha: Anëtarësia e PD u bashkua, rreth 41 mijë votues për kryetarë të degëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se rreth 41 mijë anëtarë të Partisë Demokratike kanë votuar në zgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve dhe kjo sipas tij, tregon se anëtarësia është e bashkuar.

- Advertisement -

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se në Kuvendin e 30 prillit, Partia Demokratike u gjend e bashkuar.

Ai shtoi se anëtarë dhe drejtues të PD, janë bashkuar me shumicën pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

“Gjatë procesit për kryetarët e degëve kanë votuar rreth 41 mijë anëtarë. Kurrë nuk ka pasur një pjesëmarrje të tillë. Ky është bashkimi më i madh i demokratëve shqiptarë. 40 mijë anëtarë aktivë janë një ushtri madhështore, e fuqishme, e pathyeshme dhe e pamposhtur. Këto janë të gjitha të dokumentuara. Partia erdhi më 30 prill më e bashkuar se asnjëherë, me qindra dhe mijëra anëtarë, por edhe drejtues të saj, që para 6 marsit nuk ishin në të njëjtin pozicion me shumicën”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?