Berisha bashkëbisedim me demokratët e Londrës: Rama ka ndërtuar një shtet mafioz

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë një bashkëbisedim virtual me simpatizantët e Partisë Demokratike në Londër.

Në fjalën e tij Berisha sulmoi kryeministrin Rama, për të cilin tha se i ka zëvendësuar ligjet e shtetit me rregullat e një shteti mafioz.

Ish-kryeministri u ndal dhe te siguria në vend, ku e cilësoi si një këmbanë alarmin vrasjen e banakieres Mimoza Paja, gjatë atentatit të ndodhur në Don Bosko 6 ditë më parë.

- Advertisement -

“Ju përshëndes dhe ju falënderoj përzemërsisht për praninë tuaj sot në këtë sallë, përshëndet me përzemërsi të gjithë shqiptarët në Londër dhe gjithë Britaninë e Madhe kudo që ndodhen.

Shpreh kënaqësinë time të bisedoj sot me ju në një moment vërtetë tepër të veçantë që kalon Shqipëria dhe shqiptarët.

Ne zhvillojmë këtë foltore me demokratët e Londrës, në një kohë kur vendi është i pllakosur në një krizë të thellë, të frikshme. Shqiptarët sot, siç e dini ju, braktisin vendin e tyre më shumë se çdo komb tjetër dhe nuk e braktisin se u mungon dashuria për Shqipërinë, por e braktisin atë sepse regjimi i sotëm ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë.

Në rast se 32 vite më parë, monizmi, dmth përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një partia, bazohej në doktrinën Marksiste-leliniste, monizmi i sotëm bazohet në brutalitetin e krimit, në drogën dhe fuqinë negative të saj, në vjedhjen e papërmbajtur të qytetarëve shqiptarë. Me këto mekanizma, Edi Rama ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë dhe te vetëm në Europë, ç’ka do të thotë zëvendësimin e ligjeve, rregullave të shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz.

Mund të ju jap këtu me dhjetëra, qindra shembuj. Jeta e përditshme e shqiptarëve është e mbushur plot me rast të tilla. Një javë më parë arrestohej një lehonë me fëmijë 8 ditësh, për një gjobë prej 250 mijë lekësh, për të cilën nuk ishte njoftuar kurrë.

Po një javë më parë, ekzekutohet në banak, një zonjë tjetër që mbante fëmijën, duke bërë dy punë, vetëm e vetëm se në përleshjen mes bandave, njëri vrasës ishte liruar nga drejtësia, i kishte ‘shpëtuar’ policisë dhe ndodhej i lirë.

Pra në Shqipëri ligji nuk ekziston për qytetarët, nuk u jep mbrojtje qytetarëve, liritë e të drejtat e shqiptarëve janë më të nëpërkëmbura se kurrë.

Kjo është njëra anë. Ana tjetër është se çfarë ndodh me pasuritë e tyre, me financat e tyre me buxhetin e tyre”, tha Berisha

 





LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Rikthehen linjat e transportit në Gjermani

Linjat e transportit publik në Gjermani janë rifunksionalizuar në orët e para të së martës, pas një greve masive të punëtorëve të transportit të...

EMRI| Merrte ryshfet për kalimet e personave në kufi, arrestohet polici

Është arrestuar inspektori Njazi Rexhepi në Durës pasi në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 50 deri në 100 euro lejonte hyrje-daljet...

Britania dhe Polonia do të ndërtojnë fshatra të përkohshme në Ukrainë

Britania e Madhe dhe Polonia do të ndërtojnë dy fshatra të përkohshme në perëndim dhe qendër të Ukrainës, për t’iu ofruar strehim atyre që...

TË FUNDIT

Rikthehen linjat e transportit në Gjermani

Linjat e transportit publik në Gjermani janë rifunksionalizuar në orët e para të së martës, pas një greve masive të punëtorëve të transportit të...

EMRI| Merrte ryshfet për kalimet e personave në kufi, arrestohet polici

Është arrestuar inspektori Njazi Rexhepi në Durës pasi në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 50 deri në 100 euro lejonte hyrje-daljet...

Britania dhe Polonia do të ndërtojnë fshatra të përkohshme në Ukrainë

Britania e Madhe dhe Polonia do të ndërtojnë dy fshatra të përkohshme në perëndim dhe qendër të Ukrainës, për t’iu ofruar strehim atyre që...

Rikthehet frika e hasmërive mes fiseve në Rrëshen, si u qëllua nipi i Kastriot Reçit

Policia ka arrestuar njërin prej autorëve të ngjarjes së mbrëmjes së të dielës në Rrëshen, ku u qëllua me armë automjeti me të cilin...

Sulmohet me raketa ruse një kopsht e një shkollë në Ukrainë

Një sulm me raketa ruse dëmtoi një kopsht fëmijësh dhe një shkollë në qytetin Kramatorsk në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore mbrëmjen e  të...






Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×