English

Berisha del nga SPAK: Kam firmosur dy procesverbale, ja çfarë zbulova

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga ambientet e SPAK teksa ishte paraqitur këtë të hënë në orën 10:02, në respektim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata 2 herë në muaj.

- Advertisement -

Berisha ka dhënë një deklaratë për median nga SPAK teksa ka folur për atë çfarë ai ka deklaruar brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, kryesisht për Altin Lalën që sipas Berishës, është ndihmuar nga Ymer Lala lidhur me akuzat e Luftar Reçit.

“Informacioni i saktë është për Altin Lala, i cili ka lidhje me Ymer Lalën. Altin Lala është i birësuar nga krimineli Ymer Lala, pasi ky i fundit e ka ndihmuar për akuzat e dëshmitarit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Kam firmosur dy procesverbale: Një me vërejtje dhe një pa vërejtje, pasi Altin Lala kishte marrë urdhër që procesverbali të ishte pa vërejtje.

Organizata kriminale e lidhur me skemën e partisë dhe angazhuar në luftën kundër opozitës, e udhëhequr nga Altin Lala, do të përfundojë. Kjo do të ketë të njëjtin fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës, të cilat gjithmonë përfundojnë në koshin e plerave të shoqërisë dhe të historisë.

Gjatë kohës që qëndrova në këtë ndërtesë, zbulova një informacion të rëndësishëm. Zaho ishte aty, duke u rrethuar nga disa OPGJ për të dhënë dëshmi për Olsi Ramën. Ai kishte dorëzuar fotografi dhe video që faktonin se Olsi Rama është një kriminel dhe trafikant, dhe se ai, së bashku me një bandë trafikantësh, kishte ardhur nga Bostoni për të vazhduar trafiqet në Shqipëri.

Një pjesë e madhe e ndërtesës përbëhej nga mbeturinat e inceneratorit të Tiranës, dhe shumë shpejt do të shihni që në çatinë e SPAK, kriminelë të tjerë do të qarkullojnë në këtë seli. Ata do të kenë të njëjtin fat që meritojnë, dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt. Koha e Sorosit ka marrë një goditje fatale, dhe sot inaugurohet presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump”, deklaroi Berisha jashtë ambienteve të SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?