Berisha: Dita e themelimit të PD është ditëlindja jonë e dytë, lindi pluralizmi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë këtë të shtunë në 32-vjetorin e krijimit të PD-së së Kurbinit.

Nga qyteti i Laçit Berisha tha se dita e themlimit të Partisë Demokratike është një ditëlindje e dytë për çdo demokrat, pasi është dita kur lindi pluralizmi në vend.

“Ne e kremtojmë këtë ditë jo pa arsye, por ne kemi arsye thelbësore, ekzistenciale. Për ne që lindëm para dhjetorit ’90, dita e themelimit të PD është ditëlindja jonë e dytë, është ditëlindja jonë në liri. Dhe kjo është e vërtetë jo vetëm për ne demokratët dhe demokratet, por është e vërtetë për të gjithë shqiptarët. Me PD-në lindi pluralizmi. Pa pluralizëm liri nuk ka. Me PD lindi liria e individit, lindën të drejtat e tij, lindi shoqëria e lirë. Ndaj dhe ne kremtojmë dhe do të kremtojmë këtë ditë për sa kohë do të nderojmë lirinë, për sa kohë do të nderojmë dinjitetin tonë i cili pa lirinë nuk ekziston.

- Advertisement -

Ne kremtojmë këtë ditë krenar para njëri-tjetrit, vetes dhe zotit, sepse pas themelimit ne u dëshmuam një forcë politike e lirive dhe të drejtave të njeriut, e traditës së shkëlqyer të shqiptarëve, e interesit kombëtar të shqiptarëve, e besimeve të pathyeshme të tyre, besimit tek zoti dhe tek besimet fetare që besojmë. Ne e kremtojmë këtë ditë sepse kur nisëm këtë rrugë e nisëm si njerëzit e tretë më të varfër të planetit. Rrogat e shqiptarëve ishin 4-6 dollarë dhe rroga e Sali Berishës si president ishte gjithsej 16 dollarë. E tillë ishte skamja, mjerimi në të cilin e kishte zhytur diktatura më e egër staliniste në Europë Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne kremtojmë këtë ditë sepse 32 vite më parë ne nuk kishim asnjë mbështetje nga jashtë, s’kishim asnjë eksperiencë në rrugën e lirisë. Ne kishim aspiratat, idealet tona. Por besnikëria jonë ndaj këtyre idealeve bëri që ato të vërtetohen energjia e pashtershme e transformimit të Shqipërisë sa asnjë vend tjetër. Ne ia dolëm të hapim Shqipërinë me botën, të krijojmë miq dhe miq të mëdhenj”, tha Berisha.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“Çelim një fazë të re”, Balla: IKMT të garantojë parandalimin e ndërtimeve pa leje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, së bashku me drejtuesin e ri të IKMT-së Ervin Hoxha inspektuan nga afër punimet për prishjen e disa objekteve...

Njësitë speciale të Kosovës protestojnë para qeverisë, shpalosin një sërë kërkesash

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë protestuar të shtunën pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, për herë të dytë brenda rreth...

Dritan Goxhaj padit Ulsi Manjën në SPAK/ Ja për çfarë e akuzon ministrin

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj ishte këtë të shtunë në një intervistë për Euronews Albania ku zbuloi edhe arsyen se përse ka ngritur padi...

TË FUNDIT

SPAK njoftim zyrtar për urdhër-arrestet e lëshuara për inceneratorin e Tiranës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës. Masat e sigurisë janë në ekzekutim e sipër dhe në mesin e...

Deputetja britanike: Radoiçiçi të ekstradohet në Kosovë, të përballet me drejtësinë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar që Milan Radoiçiçi të ekstradohet në Kosovë. Radoiçiçi dyshohet se qëndron prapa agresionit në veri të Kosovës më...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×