English

Berisha: Janë evidentuar 547 mijë zgjedhës shëtitës për manipulimin e zgjedhjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur këtë të mërkurë një konferencë për media ku ka vijuar akuzat mbi tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve.

- Advertisement -

Në fjalën e tij Berisha tha se numërohen rreth 547 mijë zgjedhës shëtitës në të gjithë vendin, me qëllimin për manipulimin e zgjedhjeve.

Berisha bëri një renditje të numrit të votuesve të cilët në harkun e tri zgjedhjeve të zhvilluara gjatë viteve të fundit, janë lëvizur nga qendra e votimit ku ata ushtrojnë të drejtën e votës.

DEKLARATA E PLOTË

Farsa zgjedhore maj 2023 kishte dimensionet e saj të shëmtuara, njëri prej të cilëve janë edhe votuesit shëtitës. Votuesit shëtitës u shfaqën si fantazma elektorale në zgjedhjet e 2015, kur në një uzinë pa dyer, pa dritare dhe të braktisur prej vitesh në Kavajë, ishin regjistruar si vendbanimi 300 zgjedhës, ndërkohë që nuk kishte asnjeri.

Po në këtë kontekst, në qytetin e Durrësit u gjetën votues të regjistruar në garazhe, në kontenierë dhe në port, deri tek shatërvani në qendër të qytetit si adresë. Më 25 prill të vitit 2021, në rrethin e Durrësit votuan 110 mijë zgjedhës. U konstatuan se 457 mijë zgjedhës nuk ishin të identifikuar nga makina e identifikimit të zgjedhësve.

Ajo që dëshmon në përdorimin e fortë të këtij kontigjenti votues shëtitës, ishte 6 marsi i vitit 2022. Më 6 mars në Bashkinë e Durrësit votuan 67 mijë votues, pra numri i votuesve pothuaj u përgjysmua. Por ajo që ndodhi në qytetin e Durrësit është se numri i votuesve të paidentifikuar u dyfishua nga 5000 shkoi në 9600.

Po nga kjo analizë, na rezultoi se në këtë qytet 3900 emigrantë që rezultonin se kishin votuar, asnjëri prej tyre nuk kishte ardhur në Shqipëri, por ishin përdorur kartat e identitetit.

Të gjitha këto, sa fola më sipër për Durrësin me të gjithë gjithë dokumentacionin PD ia ka dërguar prokurorisë që bën ping pong-un nga Prokuroria e Durrësit te SKAP-i, nga SKAP-i te Prokuroria e Durrësit.

Por këto, në pamje të parë janë të shkuara, jo. Në këto zgjedhje ne kemi dokumente se ky fenomen u shumëfishua. Në një emision investigativ të Prianjave, gjetën se një drejtor i Bashkisë së Tiranës kishte regjistruar në 4 apartamente false rreth 20 qytetarë të cilët nuk kishin banuar kurrë në ato apartamente të tij, por kishin ardhur nga zona të ndryshme dhe kishin votuar për Erion Veliajn.

Fenomeni i zgjedhësve shëtitës është një fenomen i cili po studiohet me intensitet nga PD. Dua të falënderoj Piranjat për investigimin e shkëlqyer që bënë.  Ndërkohë ne kemi identifikuar se zgjedhës potencialisht shëtitës, janë në të gjithë vendin rreth 547 mijë vetë. Këta zgjedhës po identifikohen bashki më bashki. Këta zgjedhës do identifikohen qendër pas qendre.

Një gjë është e sigurt, se investigimi i plotë i bërë për një adresë false në të cilën ishin të regjistruar 20 votues që nuk kishin banuar kurrë, investigimi i bërë nga emisioni Piranja, është dëshmi flagrante, e pakundërshtueshme se Erion Veliaj, ka përdorur sipas analizës sonë, këtë proces antiligjor, antikushtetues, këtë krim elektoral në mijëra e mijëra raste të tjera.

Ndaj dhe unë në përputhje me zotimin solemn të PD të mbrojtjes së votës, kërkoj mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve sepse do një punë shumë voluminoze identifikimi i zgjedhësve shëtitës për çdo bashki dhe ne do e bëjmë atë dhe do e paraqesim. Manovra me listat e zgjedhësve është bërë së pari me përjashtimin e mbi 180 mijë zgjedhësve nga votimi, duke ua ndryshuar nga qendrat e votimit nga Prrenjasi në Tiranë, nga Pogradeci në Lushnjë, nga Tirana në Tropojë, e me rradhë e me rradhë, dhe kështu zinxhiri i tyre shkon deri në 200 mijë.

Por krahas kësaj, në farsën e turpshme elektorale maj 2023 u përdorën gjerësit fantazmat e zgjedhësve shëtitës, apo zgjedhës që votonin në dy apo ndofta dhe në tre qendra votimi dhe gjithçka do vërtetohet, ne do i shkojmë gjer në fund kësaj batërdie, kësaj farse të shëmtuar elektorale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×