English

Berisha nga Lushnja: Asgjë në botë s’mund të na pengojë ne të përmbysim diktaturën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të shtunë një takim me simpatizantë në qytetin e Lushnjës.

- Advertisement -

Në fjalën e tij Berisha u ndal te mohimi i të drejtës së opozitës për të ngritur komisione hetimore.

Ish-kryeministri tha se në momentin ku çdo e drejtë mohohet atë opozita duhet të reagojë dhe ta rrëzojë qeverinë qeverisjen e të cilës e cilësoi si një regjim diktaorial.

”Pra kemi ardhur në një moment ku çdo e drejtë e popullit opozita është e mohuar. Zgjedhjet i përcaktojnë bandat, i përcaktojnë zarfet me para të ndara në mes të fushatës për 683 mijë pensionistë.

Zgjedhjet i përcakton patronazhisti, aktivisti, i shndërruar në një terrorist kundër jush, terroristë të votës tuaj, në mënyrë që ne si opozitë të mos marrim dot ato vota që duam. Nga lista hiqet emri i PD-së. Me gjykata të kontrolluara totalisht i merret vula PD-së. Në fletëvotimit nuk vendoset emri i kryetarit të saj. Për 61 kandidatë në mbarë vendin nuk jepet një qindarkë nga fondet e buxhetit të shtetit.

Ndërkohë për 12 kandidatë të peng Bravës jepen 1.2 mln euro.

Pra ku jemi sot? Sot ne jemi para alternativës, ‘të jemi apo mos jemi’. Por ne do të jemi. Ne jemi forca politike që përmbysëm një diktaturë. Ne jemi forca politike që do të përmbysim këtë diktaturë.

Asgjë në botë nuk mund të na pengojnë ne më, në misionin tonë për të përmbysur diktaturën e bandave të instaluar në Shqipëri.

Kjo është prova e jonë, prova e guximit tonë, prova e vizionit tonë, prova e mbrojtjes së idealeve tona, e mbrojtjes së demokracisë, e interesit kombëtar, prova e mbrojtjes së interesit të fëmijëve tanë.

Kësaj provës ne nuk i shmangemi. Kësaj prove njëlloj si në himnin e flamurit ne do ti qëndrojmë. Në këtë provë për kauzën tonë të drejtë, për kauzën e drejtë të çdo shqiptari që beson në pluralizmin si promotor i demokracisë ne do të fitojmë.

Kjo provë kërkon sakrifica, guxim.

Por ju kujtoj këtu se mes të gjitha formave të diktaturave, diktaturës komuniste, naziste, teokratike, diktatura e bandës është më e zeza, më e keqe. E them këtë për të kuptuar se beteja është  jo e lehtë.

Beteja ka nevojë për shembullin e secilit prej jush. Ka nevojë për angazhimin e secilit prej jush.

Betejën e nisëm ne në parlament. E nisëm betejë pa kthim, e nisëm të betuar se ne do të mbrojmë të drejtat tuaja, opozitën, pluralizmin me çdo çmim, mënyrë, ne nuk tërhiqemi.

Ai është akt i një grupi deputetësh të cilët vendosën të qëndrojnë në emër tuaj, për të shpëtuar pluralizmin.

Por secili prej jush duhet të marrë një vendim të tillë. Të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Lushnjen, Shqipërinë dhe demokracinë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?