English

Berisha para protestuesve: Të dalim me betimin se jetën e japim votën s’e japim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Rithemelimi Sali Berisha në fjalën e tij para protestuesve të mbledhur para Kuvendit përsëriti kërkesën për mosbindje civile deri më rrëzimin e atij që e quajti regjimi i Edi Ramës.

- Advertisement -

Berisha i cilësoi të pranishmit në protestën e sotme luftëtarë të lirisë, që siç tha do të jenë fillimi i një kthese të madhe që kërkon historia.

Edi Rama, të ka ardhur fundi. Të garantoj se kurrë më, votën e shqiptarëve nuk do guxosh ta prekësh. Pra, çfarë kërkohet nga ne sot? Kërkohet një kthesë, një kthesë në të cilën ne duhet të dalim në shesh mejdani si burra dhe gra të betuara për liri, luftëtarë lirie.
Duhet të dalim me betimin se jetën e japim, votën nuk e japim. Duhet të dalim me betimin se një armik, më i egri në historinë e qenies së shqiptarëve, që përzuri në 10 vite, 1.3 milionë shqiptarë dhe sot regjistrimi tregon se kanë mbetur në Shqipëri vetëm 1.5 milionë shqiptarë. Do përgjigjet gjer në një!

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?