English

Berisha: Po bëhen gati riformatime në qeveri, çfarë synohet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të shtunë një deklaratë për media nga ambientet e jashtme të Kryesisë së Kuvendit, ku paralajmëroi për ndryshime në kabinetin qeveritar.

- Advertisement -

Sipas tij këto ndryshime po bëhen për të konsoliduar krimin në qeveri, megjithëse nuk foli për asgjë konkrete.

Berisha i lidhi ndryshimet në qeveri dhe me mbylljen çështjes së inceneratorit të Tiranës.

Këto deklarata ai i bëri në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku theksoi se protesta e opozitës në parlament do të vijojë

“Ndërkohë po bëhen gati riformatime të tjera të qeverisë, të cilat synojnë asgjë tjetër, veçse konsolidimin e krimit në këtë qeveri.

Unë u thashë ju, futja e Taulant Ballës ishte dorëzimi përfundimisht e rendit te krimi. Por tani, po shqyrtohet futja edhe e të tjerëve, në mënyrë që krimi të saldohet dhe t’i mbetet popullit shqiptar për ta përmbytur atë në kohën më të shpejtë.

Ju e shihni, ka një klimë të ndezur në publik, ka një zemërim të madh për shkelmimin e të drejtave të opozitës në parlament, ka një urrejtje të madhe ndaj krimit dhe revanshit të tij në qeveri, kështu që koha e një lëvizje me mosbindje civile në të gjithë aspektet po vjen dhe jam i sigurt në suksesin dhe fitoren e saj.

Diskutuam për të vazhduar protestën në parlament, si deputetë që përfaqësojnë një opozitë me të drejta të mohuar, dhe për të vazhduar përpjekjet për rivendosjen e këtyre të drejtave kushtetuese, pa të cilat pluralizëm politik në parlament nuk ka”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?