English

Berisha prezanton kandidatët në Elbasan: Më 11 maj merr fund dimri 12-vjeçar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte ditën e sotme në Elbasan ku prezantoi kandidatët për deputetë të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

- Advertisement -

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se këto zgjedhje do të shënojnë një moment të rëndësishëm për Shqipërinë duke i dhënë fund sipas tij dimrit 12-vjeçar.

“Tre javë më parë unë isha në qytetin e bekuar të Elbasanit për të festuar bashkë me ju festën tuaj dhe të gjithë shqiptarëve, Ditën e Verës, ditën e shpresës, ditën e ndërrimeve të mëdha.

Sot unë rikthehem sërish në këtë qytet për të dhënë mesazhin se këtë vit Elbasani dhe mbarë Shqipëria do të kenë një ditë të dytë vere dhe kjo do jetë 11 maji. 11 maji do të jetë dita e përfundimit të dimrit më të gjatë 12-vjeçar që përjetuan shqiptarët. 11 maji do jetë dita e pranverës së vërtetë të demokracisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. 11 maji do jetë dita kur rrezet e diellit do shkëlqejnë në Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë. Për Elbasanin madhështor dhe Shqipërinë madhështore të 4 viteve që vijnë. Elbasani është një qytet i mrekullueshëm. Elbasani historikisht ka qenë qytet i gjallërisë, i kulturës, i vlerave, i dijes, i prodhimit. Pra ka qenë një qytet me trashëgimi tejet të çmuar. Në 12 vitet e Edi Ramës, Elbasani u shkretua më shumë se në çdo pushtim, më shumë se në çdo luftë”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

3 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?