English

Berlini tërheq trupat, Teherani i quan terroristë ushtarët amerikane

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit Soleiman dhe pas njoftimit se do të largohet nga marrëveshja bërthamore, Irani ndërmori një tjetër hap.

- Advertisement -

Ligjvënësit iranianë miratuan me urgjencë një ligj, i cili i konsideron terroristë të gjitha forcat ushtarake amerikane, duke përfshirë ata të cilët morën pjesë në vrasjen e komandantit por edhe punonjësit e Pentagonit.

Sipas raportimeve ligjvënësit kanë brohoritur “Vdekje Amerikës” teksa po votohej.

E ardhmja e forcave amerikane në Lindjen e Mesme duket ende e paqartë. Një ditë më parë në media u publikua një letër ku konfirmohej largimi i tyre nga Iraku, një lajm i cili u mohua nga zëdhënësi i pentagonit Mark Milley.

Për më shumë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper u përpoq të shpjegonte se ishte një keqkuptim duke nënvizuar se trupat amerikane nuk do të largohen nga Iraku, i cili miratoi një rezolutë ku kërkohej largimi i trupave të huaj nga vendi.

Një ditë më parë, presidenti Trump kërcënoi Irakun se nëse largonin forcat amerikane do të ndërmerrnin sanksione. Ndërkohë SHBA është duke forcuar rolin e saj në rajonin e Lindjes së Mesme dhe duke ripozicionuar trupat ushtarakë.

Gjermania po planifikon të tërheqë përkohësisht një pjesë të trupave të saj nga Iraku për t’i zhvendosur në Kuvajt dhe Jordani. Kjo masë është marrë në mesin e tensioneve të lindura mes SHBA-së dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani.

Ministri gjerman i mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe ministri i Jashtëm Heiko Maas i kanë shkruar ligjvënësve te Irakut se ushtarakët në bazat e Bagdadit do të largohen përkohësisht duke i dhënë kohë qeverisë së Irakut të vlerësojë edhe një herë vendimin.

Iraku e gjen veten në një pozitë të vështirë si një aleat i Iranit fqinj dhe i SHBA-së. Mijëra trupa amerikane qëndruan në vend për të ndihmuar në luftën më të gjerë kundër Shtetit Islamik mysliman Sunit.

Qeveria e shikon vrasjen e gjeneralit iranian si një shkelje të sovranitetit të saj, dhe të kushteve të pranisë së koalicionit në Irak.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?