Edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin.
Manifestimi qendror i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, ku morën pjesë një numër i madh i besimtarëve.
Kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni të Veriut, Shaqir Fetai në fjalën e tij bëri thirrje për paqe, tolerancë dhe solidaritet.
Ai uroi besimtarët myslimanë duke thënë se festa e Ramazanit të Bajramit është triumfi i së mirës mbi të keqen”.
“Etja dhe uria gjatë muajit të Ramazanit forcuan tek ne kujdesin ndaj njeriut, andaj ne sot në këtë ditë të madhe të Fitër Bajramit jemi më solidar dhe më human si asnjëherë më parë. Dhe ky parim definoi teorikisht dhe praktikisht ndjenja të paqes, tolerancës, humanizmit dhe solidaritetit,” – u shpreh Fetai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Për çfarë shërben muaji i Ramazanit?
- Mijëra besimtarë myslimanë falën Fiter Bajramin në sheshin ‘Skënderbej’