English

Besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e ujit të bekuar, të rinjtë sfidojnë dimrin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dita e Ujit të Bekuar është festuar në të gjithë vendin nga besimtarët ortodoksë. Dhjetëra të rinj në të gjithë vendin kanë marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit, në lumenj, dete apo shatërvane.

- Advertisement -

Korçë qindra besimtarë ortodoksë dhe jo vetëm janë bërë pjesë e hedhjes së kryqit në shatërvanin e lulishtes “Vangjush Mio”.

Mitropoliti i Korçës Joan Pelushi u ka kërkuar besimtarëve të kujtojë përherë veprën e madhe të Jezus Krishtit.

Kryqin e ka kapur Ronaldo Kovaçi, 24 vjeçar i cili e ka kapur edhe njëherë tjetër më parë.  Ky rit është simbolik duke kujtuar pagëzimin e Jezus Krishtit në lumin Jordan.

Besimtarët ortodoksë në Gjirokastër kanë zhvilluar ritet religjoze të Ditës së Ujit të Bekuar. Mesha e mëngjesit u zhvillua në kishën-katedrale “Ngjallja e Krishtit” dhe u drejtua nga at Joani. Në këtë meshë kanë marrë pjesë besimtarë të shumtë. Në vazhdim të ceremonive religjoze pjesëmarrësit i janë drejtuar vendit të quajtur Ura e Lumit në hyrje të qytetit të gurtë ku kryqi është hedhur në ujërat e lumit Drino. Ai është nxjerrë nga uji nga besimtari 13 vjeçar Moisi Mërkuri.

“Kjo e Kremte e Madhe le të jetë një datë stacion në jetën tonë pasi këtu nis shpëtimi i çdo njeriu. Gëzuar, vit të mbarë dhe të bekuar për të gjithë”-tha ai.

Më pas ritet religjoze të Ditës së Ujit të Bekuar kanë vazhduar në shtëpitë dhe familjet e besimtarëve.

Dita e ujit të bekuar është kremtuar edhe në Vlorë nëpërmjet ceremonisë tradicionale të hedhjes së kryqit në det .

Kryqin e hedhur në det e kapi Albert Bollano nga Vlora.

Bollano ja dedikon këtë nënës së tij.

Dhjetra besimtare ndoqën nga afër  ceremoninë e ujit të bekuar e cila u drejtua nga at Kostandin Prifti, i cili uroj të gjithë besimtarët ortodoksë.

Edhe në qytetin e Fierit besimtarët Orthodhokse  kanë festuar ditën e ujit të bekuar. Me këtë rast Kisha e Shen Gjergjit e këtij qyteti ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni ka nisur me meshën në Kishë dhe me pas vargu i gjatë i besimtarëve i janë drejtuar shatervanit në sheshin Europa, ku si për çdo vit tjetër ndiqet hedhja e kryqit në ujë. Në praninë edhe të qindra besimtareve ortodokse si dhe te qytetareve të tjerë është ndjekur edhe momenti i hedhjes së kryqit.

Ka qene 30 vjeçari Dhimiter Kapaj ai që ka nxjerrë kryqin nga uji. Ai i ka dorëzuar kryqin metropolititit At Nikolla I cili edhe e ka bekuar.

Ky rit fetar i besimit ortodoks është shënuar shënuar si dita e Shën Trinise kur Krishti pasi mbushi 33 vjet u pagëua në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagezori.

Esi Papajorgji është 31-vjeçari, i cili sfidoi ujin e ftohtë të këtij fillim janari dhe kapi kryqin gjatë ceremonisë së zhvilluar në portin e Durrësit.

Dita e Ujit të Bekuar ka mbledhur me qindra besimtarë ortodoksë në Katedralen e apostul Pavlit dhe shën Astit, të cilët ndoqën meshën e mbajtur me rastin e kësaj dite të veçantë.

Shumë besimtarë, pasi ndoqën meshën, mbushën shishe me ujin e bekuar, i cili do të qëndrojë për një vit në shtëpitë e tyre.

Të shoqëruar nga tingujt e bandës së qytetit, karvani i besimtarëve u nis drejt portit, ku u krye rituali i përvitshëm i ditës së ujit të bekuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×