English

Besimtarët rusë sfidojnë coronavirusin, Kazakistani e Uzbekistani mbyllin kufijtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy vendet më të mëdha të Azisë Qendrore, Kazakistani dhe Uzbekistani, mbyllën kufijtë këtë të diel pasi konfirmuan rastet e para me coronavirus COVID-19.

- Advertisement -

Preisdenti kazak, Kassym-Jomart Tokayev, shpalli gjendjen e emergjencës duke bllokuar hyrjen e të huajve në kufi, përveç kazakëve që kthehen në shtëpi dhe diplomatëve të ftuar nga qeveria. Po ashtu, qytetarët  kazakë do ta kenë të ndaluar të dalin nga vendi.

Uzbekistani njoftoi masa të ngjashme për udhëtimet, si dhe mbyllën të gjitha shkollat dhe mbledhjet në publik për tre javët e ardhshme.

Në Rusi kanë vazhduar shërbesat fetare pa u shqetësuar nga situata që është krijuar me coronavirusin, i cili vazhdon të përhapet.

Tradita e besimtarëve ortodoksë rusë është që të puthin ikonat nëpër kisha, gjë që do të ndihmonte shumë me përhapjen e virusit.

Njerëzit në Kabarosk mbanin radhë

“Nuk kam frikë. Kisha është një vend ku mblidhen njerëzit pranë Zotit. Kur ke Zotin pranë, nuk ndien frikë”, tha një prej besimtarëve për Reuters.

Lidia Gorelova, një banore e Kabarovskut, e cila mori pjesë në ceremoninë e kësaj të diele, tha se nuk kishin pse të kishin frikë nga sëmundja.

Arqipeshkvi Ilarion tha për Reuters se reliket e shenjta kanë një efekt shërues për trupin dhe shpirtin e njeriut: “Vetë Zoti i mbron ata në ceremoni. Megjithatë, në vendet ku virusi është përhapur fort, është mirë që të ndjekin rregullat higjienike”, tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×