English

Besnik Mustafaj në protestë: Kjo maxhorancë po na varfëron, kërkojmë qeveri teknike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, iu bashkua protesës së opozitës në nulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbrëmjen e kësaj të enjteje.

- Advertisement -

Në një prononcim për Euronews Albania, Mustafaj, tha se ndodhet në shesh për shkak se qeveria po pengon procesin e integrimit në BE dhe po varfëron çdo ditë e më shumë qytetarët.

Ai shtoi se Partia Demokratike dhe opozita kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike.

“Unë besoj se nuk kam arsye më shumë se 90% e shqiptarëve për të dalë në protest. Ne kemi një qeveri komplet të korruptuar, kemi një qeveri që po varfëron qytetarin, po pengon procesin e integrimit në BE dhe nuk ka standarde politike. Është përkeqësuar gjithçka, kështu që duhet të protestojmë.”

Mustafaj u shpreh se shteti ka nevojë për qeveri teknike për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai mori shembullin e Maqedonisë së Veriut duke u shprehur se ne duhet ta ndjekim.

“Ne kemi në rajon një eksperiencë shumë të suksesshme si Maqedonia e Veriut dhe krijimi i një qeverie 100 ditë para protestës i siguron jo vetëm alternancën e pushtetit, por edhe siguron zgjedhje të pa kontestuara,” tha Mustafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?