English

‘Besonim te fitorja’, trajneri i Zelimkhan Abakarov flet për Euronews Albania

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zelimkhan Abakarov, mundësi me origjinë çeçene që përfaqëson Shqipërinë synon një tjetër medalje në Kampionatin Botëror të Mundjes që po zhvillohet në Beograd.

- Advertisement -

I kontaktuar nga Euronews Albania, trajneri i tij Leonard Çakmashi pohon se objektivat janë të qarta, ndërkohë këtë të diel Abakarov zbret sërish në tapet.

“Jemi të lumtur për rezultatin e arritur, por sigurisht kemi dhe të tjera synime. Sportisti ynë është në gjendje shumë të mirë. Duam një tjetër medalje dhe më pas kualifikimin për në lojërat olimpike”.

Sa i përket ndeshjes së parë Çakmashi pohon se e priste ngjitjen në podium, ndërsa vetë garuesi 28-vjeçar është i lumtur që garon nën ngjyrat kuqezi.

“Duke parë cilësitë e Abakarov-it kisha besimin se do të ngjitej në podium. Ishte i vendosur për të arritur rezultat dhe ia doli. Menjëherë pas fitores më tha se është krenar që garon për flamurin kuqezi. Fitoren ia dedikon familjes së tij, ndërsa falenderon drejtuesit e federatës, presidentin Sahit Prizreni dhe drejtoreshën e klubit Deborah Keçi”, ka pohuar Çakmashi.

Shqipëria ka fituar për herë të parë një medalje ari në mundje.

Zelimkhan Abakarov që përfaqësonte vendin tonë u shpall kampion bote në kategorinë e 57 kg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×