English

Beteja kundër COVID-19, Mbretëria e Bashkuar mbyll klubet e natës dhe restorantet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri britanik ka bërë me dije se në kuadër të masave të përforcuara kundër COVID-19 kanë vendosur mbylljen e kafeve, klubeve të natës dhe restoranteve.

- Advertisement -

Qeveria shpalosi dhe një paketë financiare të paprecedentë për të ndihmuar ekonominë e vendit.

Gjithashtu do të mbyllen dhe klubet, qendrat e argëtimit dhe palestrat.

“Duhet të ulim kurbën e transmetimit të virusit midis nesh”, shtoi Johnson, duke falënderuar njëkohësisht popullin për ndjekjen e këshillës për të qëndruar sa më shumë në shtëpi.

Paketa financiare “e paprecedentë”

Kancelari Rishi Sunak ka prezantuar atë që ai e ka cilësuar si paketa financiare “më gjithëpërfshirëse” në botë për të siguruar bizneset e dhe punonjësit britanik.

Sunak tha se kompanitë do të kenë mundësinë që të aplikojnë për grante nga qeveria për të paguar pagat dhe se do të mbulojë 80 për qind të rrogave të punonjësve që aktualisht janë detyruar të mos shkojnë në punë.

Bizneset do të mund të shtyjnë pagesat e TVSH-së ndërsa huatë për ndërprerje të biznesit tani do të jenë pa interes për 12 muaj, në vend të gjashtë muajve të njoftuar më parë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?