Dikur ishte i njohur për vreshtat e verës dhe minierat me kripë, por tani çdo gjë është rrafshuar nga bombardimet ruse. Jeta në vijën e frontit në Bakhmut është një sfidë e vërtetë.
Presidenti Zelensky bëri një vizitë më herët gjatë javës në qytetin ku të dyja palët e përfshira në luftë kanë pësuar humbje të mëdha në 2 muajt e fundit.
Por larg telekamerave, banorët mundohen të mbijetojnë. Çadra që ofrojnë ndihma humanitare janë ngritur në disa pika të qytetit, ku ata mund të ngrohen, të pinë një filxhan çaj, apo të karikojnë telefonat.
“Po durojmë, po mbijetojmë. Ka të shtëna nga të dyja anët, ndërsa nuk ka gaz dhe as ujë. Po marrim pak ndihmë humanitare, por nuk ka punë të qëndrueshme. Bëj punë sipas rrethanave, riparoj dritaret e prishura. Por po rezistojmë, nuk duam të largohemi nga qyteti pasi është toka jonë”, thotw Denis, ish-punonjës hekurudhash.
Bakhmuti ka qenë në fokus të fushatës ruse për muaj me radhë dhe Moska ka shfrytëzuar burime të mëdha për ta marrë nën kontroll. Kremlini e sheh atë si rrugën drejt Slovianskut dhe Kramatorskut, qytetet kryesore në rajonin e Donbasit që janë ende nën kontrollin ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU:
- Macron: Ukraina nuk ka gjasa të anëtarësohet në NATO
- Zelensky sfidon rusët, medalje ushtarëve ukrainas në qytetin e rrethuar