Beteja për komisionerët e 14 majit, nis përballja e parë në KQZ mes 2 grupeve në PD

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

29 janari është afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për partitë që të dorëzojnë propozimet për komisionerët e ZAZ-ve.

Në bazë të vendimmarrjeve të mëparshme, por edhe përfaqësuesit ligjor që njihet në KQZ, e drejta për të çuar emrat e anëtarëve të KZAZ-ve, i takon Partisë Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Por edhe pse komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur i qartë se do të njohë si PD vetëm atë që njeh gjykata dhe rezulton e regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Partive, Partia Demokratike e Sali Berishës nuk do të dorëzohet lehtë.

- Advertisement -

Mësohet se gjatë kësaj jave, pritet që propozime për anëtarë të KZAZ-ve do të dorëzojë të dyja grupimet si ata që drejtohen nga Berisha, por edhe ata që drejtohen Alibeaj.

Kjo pritet të jetë vetëm përballja e parë, pasi deri më 6 mars kur është afati i fundit për regjistrimin e partive dhe koalicioneve për zgjedhjet e 14 majit, do të ketë sërish përplasje juridike në Gjykata dhe KQZ mes dy grupimeve në Partinë Demokratike.

Këto zhvillime vijnë në një kohë që ende nuk ka një datë shqyrtimi në Gjykatën e Apelit për padinë mbi statutin dhe vulën e Partisë Demokratike. E vetmja çështje që është zgjidhur është ajo e regjistrimit të Kuvendit të 18 dhjetorit 2021, nga i cili grupimi i Alibeajt është përkohësisht, me padinë që pas 4 shtyrjesh, u pushua nga Gjykata e Apelit.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Papa Françesku në gjendje jo të mirë shëndetësore, anulon udhëtimin për COP28

Papa Françesku ndërpreu fjalimin e tij në një ngjarje publike këtë të mërkurë, një ditë pasi ai anuloi një udhëtim në samitin e klimës...

Flet autori i këngës për Kombëtaren: S’i e harrova Gjimshitin në tekst

“O sa mirë po t’rin shiriti kapiten Berat Gjimshiti” është një pjesë e tekstit të këngës për Kombëtaren Shqiptare, “Shqipëri e madhe”,  por kjo...

Suedia pret që Turqia të ratifikojë “brenda javësh” pranimin në NATO

Turqia i ka thënë Suedisë se pret që të ratifikojë brenda javësh pranimin e Stokholmit në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s, tha ministri i...

TË FUNDIT

Dita e Çlirimit, Begaj uron shqiptarët: Nderim përjetë atyre që na dhuruan lirinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar shqiptarët për ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Përmes një reagimi në Facebook, Begaj shpreh nderim...

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Ish-kryebashkiaku i akuzuar për "shkelje të barazisë në tendera" dhë "shpërdorim të detyrës"...

Sondazh

A e mbështesni marëveshjen e Shqipërisë me Italinë për ardhjen e emigrantëve?
×