English

Betimi i gjyqtarëve, KLGJ për Euronews Albania: Nuk na është kërkuar opinion nga asnjë institucion

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk i është kërkuar një opinion mbi ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese që shmangte betimin e gjyqtarëve tek presidenti. Euronews Albania kontaktoi zyrtarisht me qeverinë e gjyqësorit dhe mori këtë përgjigje.

- Advertisement -

“Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk i është kërkuar dhënia e një opinioni në lidhje me projektligjin “Për disa shtesa në Ligjin nr. 8577, datë 10.02.2020, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të ndryshuar”, ndaj dhe nuk ka dhënë mendim dhe as opinion, me shë disa mbledhje të komisionit të ligjeve ku pjesë e diskutimeve ka qenë ligji i shumë debatuar por nuk ka dhënë opinion për të”.

Këshilli ka qenë i interesuar për ndryshimin e ligjit për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit pas situatës së krijuar në gjykatat e apeleve pas shkarkimit të dhjetëra gjyqtarëve nga vetingut. Por edhe për këtë problematikë KLGJ nuk mori zgjidhje.

“Për propozimet e tjera të Këshillit për shtesa dhe ndryshime në këtë ligj, aty është bërë e ditur se do të trajtoheshin në vijim në kuadër të një grupi të zgjeruar pune”

Si pasojë e shkarkimeve nga procesi i vetingut të gjitha gjykatat e apeleve janë në kushtet e emergjencës, ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor është në pamundësi për të bërë zëvendësimin e tyre dhe kërkon ndryshim të ligjit për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?