English

Betohet ambasadorja e re amerikane në Shqipëri, Yuri Kim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është betuar sot, lajmi u bë fillimisht i ditur nga ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj. Floreta Faber, e cila nëpërmjet një postimi në Twitter ka uruar ambasadore e re në detyrë. 

- Advertisement -

Një anëtare në karrierë në Shërbimet e Jashtme amerikane, Kim ka shërbyer në poste të larta drejtuese dhe ka një eksperiencë të gjerë në çështje që lidhen me sigurinë kombëtare nga Europa, në Azi e deri në Lindjen e Mesme.

Ajo pason përfaqësuesin amerikan Donald Lu në Shqipëri, mandati i të cilit nisi në 2014 dhe përfundoi në vitin 2019.

Ambasada amerikane në Tiranë drejtohet aktualisht nga e Ngarkuara me Punë, znj. Leyla Moses-Ones, e cila mbërriti në Tiranë në muajin gusht të 2018 për të filluar mandatin tre-vjeçar si Zëvendës Ambasadore.

Kim ka drejtuar me sukses poste të ndryshme drejtuese në zyra të rëndësishme të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ajo ka njohuri të mira të rajonit nga punë të mëparshme si Drejtore në Zyrën e Çështjeve të Europës Juglindore si dhe ka punuar në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit që prej vitit 2018.

Më parë, ajo ka qenë Drejtore e Studimeve për Diplomaci në Departamentin e Shtetit, Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe Drejtore në Zyrën e Çështjeve të Sigurisë Europiane dhe e Çështjeve Politiko-ushtarake.

Më herët gjatë karrierës së saj, ajo ka shërbyer edhe si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet të Azisë Lindore dhe të Paqësorit dhe ka qenë anëtare e delegacionit të SHBA në bisedimet me Korenë e Veriut për të mbyllur programin e tyre bërthamor.  

Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike e Ambasadës Amerikane në Irak dhe më pas në Ambasadën amerikane në Turqi.

Gjithashtu, ajo është marrë dhe me çështje të Koresë së Veriut, në postin e Drejtueses së Sektorit të Çështjeve të Koresë së Veriut në Departamentin e Shtetit.

Përveç posteve drejtuese, ajo ka punuar dhe në projekte të ndryshme si Asistente Speciale, në Zyrën e Sekretarit të Shtetit, në Ambasadën amerikane në Tokio, Japoni, Pekin dhe Kinë.

Yuri Kim është me prejardhje nga Guami, një ishull në Paqësorin Perëndimor, nën statusin e territorit amerikan por jo me të drejta të plotë si shtetet e tjera.

Znj. Kim ka mbaruar Bachelorin në Universitetin e Pensilvanisë dhe ka kryer Magjistraturën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit.

Ajo flet rrjedhshëm gjuhën koreane, kineze, japoneze dhe turqisht.

Gjatë fjalimit të saj të mëparshëm në Senatin amerikan, ajo ka deklaruar se do të bëjë të pamundurën për zgjidhjen e situatës politike në vend dhe po ashtu do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. 

Lajmi në përditësim…

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×