English

Betohet presidenti i ri i Malit të Zi, të ftuar në ceremoni edhe Begaj e Osmani

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Jakov Milatoviç, presidenti i zgjedhur i Malit të Zi në zgjedhjet e 2 prillit, do të betohet sot, duke marrë kështu zyrtarisht pozitën e Presidentit të shtetit malazez.

- Advertisement -

Milatoviç betimin e tij do ta bëjë në Kuvend, dhe ceremonia e inaugurimit do të fillojë në ora 12:00 në parlamentin e Malit të Zi.

Në këtë pozitë Milatoviç, do ta zëvendësojë veteranin e politikës malazeze, Milo Gjukanoviç, i cili ka qenë një figurë kyçe në tre dekadat e fundit.

Ndërsa, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Milatoviç janë ftuar për të marrë pjesë të gjithë presidentët e rajonit, përfshirë këtu Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×