Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ishte këtë të martë në Prishtinë në një takim me kryeministrin e Kosovës kurta dhe atë të Holandës, Mark Rutte.
Në një konferencë të përbashkët ai tha se ishin në Kosovë jo për të kritikuar, por për të dëgjuar dhe për të ndërtuar ura komunikimi. Ai tha se “kemi miq kur jemi shumë të suksesshëm, por kemi shokë të vërtetë kur jemi në vështirësi”, duke treguar se Luksemburgu është një shok i vërtetë i Kosovës.
“Ne kemi një pjesë të Kosovës në Luksemburg. Kjo është arsyeja se pse kemi krijuar këto raporte tona. Zakonisht kemi shumë miq kur jemi të sukseshëm, por kemi shokë të vërtetë kur jemi në vështirësi dhe kur duhet përkrahje. Luksemburgu ka qenë gjithnjë në anën ku mund të shikojmë se si mund të ndihmojmë të tjerët.
Nuk jemi shteti më i madh, por e dimë se duke punuar me të tjerët dhe të gjejmë personat e interesuar është shumë më me rendësi për të gjetur zgjidhje. Jemi këtu sepse ne dëshirojmë të dëgjojmë. Kur është planifikuar ky udhëtim nuk prisnim të ishin këto tensione. I thashë edhe Albinit, nuk jemi këtu për të gjykuar por jemi për të ndërtuar ura komunikimi”,-tha Bettel.
LEXONI GJITHASHTU:
- Procesi i Berlinit dhe Open Balkan, kryeministri Rama tur ballkanik më 6-7 korrik
- Talebanët urdhërojnë mbylljen e salloneve të bukurisë në të gjithë Afganistanin