Çmimi i naftës do të jetë më i ulët për një cent kurse i benzinës me dy centë gjatë 24 orëve të ardhshme në Kosovë.
Kështu ka vendosur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Deri të dielën në orën 10:00, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.71 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është 1.56 euro për litër.
Po ashtu, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është 0.78 centë për litër.
LEXONI GJITHASHTU: