English

Bie me 70% prodhimi i fasules, fermerët e Korçës: Moti i nxehtë pengoi rendimentin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fermerët e fshatit Kreshpanj të njohur për kultivimin e fasules këtë sezon për shkak të kushteve atmosferike kanë humbur më shumë se 70% të prodhimit të varieteteve të fasules.

- Advertisement -

Një pjesë e fermerëve i kanë lënë sipërfaqet e mbjella pa vjelë, pasi prodhimi nuk ka pasur rendiment.

“Arsyeja është temperaturat e larta dhe nuk dha rezultat. Nuk ja vlen ta vjelësh. Thjesht do e lirojmë degën, ndryshe nuk ka asgjë. Do vilet siç vilej më parë fasulja pllaqi. Është rendiment i ulët kudo. Me 0 sivjet. Cilësi e dobët. Me humbje, me 0. Tokat me qira, plugimi, kostoja e lartë, rezultat nuk dha, është drejt falimentimit”, thotë një fermer.

“Sivjet morëm rendiment të ulët nga thatësira. Ku kishte parë Korça 37 gradë, plus u ra sëmundja, i bëra tri herë më ilaç e prapë jo. E lënë pa vjelë se s’ka asnjë fasule”, shprehet një tjetër.

Fatmir Ferhatllari, një nga fermerët me sipërfaqen me të madhe të kultivuar të fasules thotë se rendimenti i ulët nuk rrezikon rritjen e çmimit, pasi edhe cilësia është e dobët.

Në fshatin Kreshpanj janë mbjellë më shumë se 30 hektarë me fasule klasike dhe afro 5 hektarë me fasule pllaqi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?