Një 8-vjeçar në Kamëz ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i banesës.
Sipas njoftimit të Policisë, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në Bathore.
Ai fillimisht është transportuar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë dëmtimeve të marra.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekskluzive|Flasin policët: Nëna me 4 fëmijë do hidhej në Bunë, si u shmang tragjedia
- Parandalohet ngjarja e rëndë, gruaja tentoi të hidhej nga ura e Bunës me 4 fëmijët