English

Bie taksa e markimit të naftës, ikën pas 11 vitesh koncesionari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Koncesioni i markimit nuk do të administriohet më nga privati. Për 11 vite rresht, ai ka kontrolluar cilësinë e naftës në vend, por është përballur edhe akuza për fitime tejet të larta.

- Advertisement -

Koncesioni i markimit nuk do të rinovohet më. Për 10 vite me radhë ai është drejtuar nga kompania Global Fluid Albania, GFI me kosto për qytetarët  “1 lek në çdo një litër karburant”.

Qëllimi i këtij shërbimi, ishte cilësia e karburanteve që hidheshin në treg, dhe kontrata që duhet të mbaronte në gusht 2023, u shty edhe për një vit.

Tashmë, me urdhër të ministrit të Financave është ngritur grupi i punës për të kaluar të gjitha asetet nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Koncesionari filloi të dilte me fitim pas vitit 2015, me të ardhura vjetore mbi 3 mld euro dhe fitim neto deri në 1 mld euro në vit.

Shoqëria koncensionare arriti një normë fitimi 39 %, në vitin 2022, sipas të dhënave zyrtare nga bilanci i dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Koncesioni i markimit u dha në vitin 2013 nga qeveria në ikje e Sali Berishës. Në atë kohë ai ka qenë një nga koncesionet më të kundërshtuara nga socialistët, dhe vetë Edi Rama e ka cilësuar atë si një nga aferat më të mëdha korruptive në fushën e koncesioneve.

Taksa e markimit është paguar direkt në pompë 1 lekë për litër, nga çdo qytetar që ka furnizuar makinën me karburant.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?