English

Bie treguesi i “Fitch Ratings”, Shqipëria vlerësohet negativisht në riskun afatshkurtër politik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Indeksi i “Fitch Solutions”, pjesë e kompanisë së njohur ndërkombëtare “Fitch Ratings”, e vlerësimit të ekonomive të vendeve të ndryshme të botës dhe korporatave të mëdha, e ka renditur këto ditë Shqipërinë në vendet me ulje të ndjeshme në qëndrueshmërinë politike dhe me rritje të pakënaqësisë së publikut për jetesën e përditshme.

- Advertisement -

Një ulje e tillë e rendit vendin tonë në një nivel me rënien e Algjerisë dhe Bolivisë. Shkak për këtë performancë të dobët gjatë vitit 2019 u bënë protestat e studenteve, rritja e tensioneve politike mes partive, bojkoti i opozitës në zgjedhjet vendore, dhe Bashkimi Evropian që ndaloi hapin për çeljen e negociatave me vendin tonë. 

Pakënaqësia e publikut për jetesën e përditshme matet me rënien e konsumit për disa kategori të popullsisë, shtrenjtimin e disa shërbimeve bazë, si dhe vonesat e pengesat burokratike në realizimin e shërbimeve të tjera publike.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga agjencia  prestigjioze ndërkombëtare “Fitch”, sipas të cilës, vendi ynë ka njohur përkeqësim të shkallës së perceptimit të investitorëve të huaj.

Me një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kreu i shtetit thotë se faktori kryesor, i cili ka ndikuar në përkeqësimin e situatës është vetë kriza politike.

“Dua të shpreh shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5.Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend”-, shkruan z.Meta.

Gjithashtu Ilir Meta apelon për klasën politike që të lënë mënjanë ndasitë e ndërtuara mes tyre dhe të punojmë urgjentisht për të adresuar kushtet e përcaktuara nga Bundestagu gjerman.

“Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut. Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë”, thuhet në reagimin e kreut të shtetit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?