Në 15 mars, SPAK pritet të mbyllë hetimet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili fillimisht u akuzua për korrupsion, shpërdorim detyre dhe mos deklarim pasurie. Gjatë hetimit, prokuroria arriti të gjente prova vetëm për akuzën e mos deklarimit të pasurisë dhe pritet që të paraqitet në gjykatë vetëm me këtë akuzë. Hetimet ndaj z. Llalla nisën pasi u kap nga autoritet amerikane me një sasi të konsiderueshme parash, të cilët nuk i kishte deklaruar.
Prokurori i Posaçëm, Koldian Braho gjatë dy viteve hetim nuk ka mundur të gjejë prova për tre akuzat e tjera korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash dhe mos deklarim i të hollave në kufi. Megjithatë në 15 mars do të mësohet zyrtarisht edhe akuza ndaj Adriatik Llallës, i cili është shpallur person nongrata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Arsye e kësaj mase është përfshirja në korrupsion domethënës. Ai së bashku me familjarët e tij nuk mund të shkelë në Shtetet e Bashkuar. Pas deklaratës së, DASH, Llalla kontraktoi një kompani lobuese në SHBA me qëllim anulimin e këtij vendimi. Nongrata nga SHBA janë shpallu deputeti Tom Doshi dhe ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.