Viti i ri 2020 ka nisur me aksidente rrugore që kanë shënuar dhe viktimat e para. Nisur nga kjo, por dhe nga konstatimet e shkeljeve të shumta, policia rrugore ka nisur kontrollin e rrugëve urbane dhe interurbane të cilat janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia rrugore bën thirrje për zbatimin e rregullave dhe mbrojtjen e jetës duke marrë parasysh dhe faktin që mbyllëm një vit me bilanc tragjik për sa i përket numrit të të vdekurve në aksidentet automobilistike.
Referuar të dhënave të INSTAT-it, në njëmbëdhjetë mujorin e 2019, numri i viktimave nga aksidentet rrugore ishte 203 persona nga 190 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga vëzhgimet e para me radar të përqendruara kryesisht në qendrat e banuara është konstatuar një numër i vogël shkelësish mbi normat e lejuara te shpejtësisë dhe janë pezulluar disa leje drejtimi për shpejtësi.