English

Bilanci pozitiv i coronavirus, 23 mijë persona të shëruar nga virusi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Coronavirusi është kthyer në makthin e opinionit publik kudo në botë. Raportet e përditshme sjellin numrin në rritje të viktimave dhe të të prekurve, por nuk duhet harruar që shumica e të infektuarve, shërohen me sukses.

- Advertisement -

Ndërkohë, që Italia po kalon një sfidë në menaxhimin e krizës së shpërthimit epidemik të coronavirusit, numri total i të infektuarve në të gjithë botën ka arritur në 78 mijë ndërsa numri i viktimave në 2462, raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sidoqoftë, edhe pse vëmendja e medias dhe opinionit publik është përqendruar te numri i viktimave, duhet pasur parasysh se mbi 23 mijë nga ata që u infektuan nga ky virus, arritën të shërohen me sukses, pra raporti mes atyre që ia dalin me sukses dhe atyre që mbeten viktima, është 10 me 1.

Lloji i ri i coronavirusit, i cili zyrtarisht ka marrë emrin COVID-19, e ka origjinën nga provinca Hubei në Kinë që prej fundvitit të kaluar, ku edhe shënohet numri më i lartë i viktimave dhe të prekurve.

Teksa Italia nuk ka nguruar të mbyllë 11 zona të banuara nga rreth 50 mijë persona që prej ditës së premte, Koreja e Jugut ka shpallur gjendje alarmi pas raportimit të vdekjes së 5-të, dhe më shumë se 123 raste të reja infektimi.

Ndërkohë që numri i të infektuarve është në rritje, disa prej shpërthimeve epidemike nuk tregojnë një lidhje të qartë me Kinën- çka përbën një sfidë për gjurmimin e mënyrës se si është shpërndarë virusi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rendit ndër objektivat e tyre strategjik nevojën për të anashkaluar turmat, identifikimin, izolimin dhe kujdesin e shtuar ndaj të infektuarve si dhe komunikimin efektiv të riskut dhe situatave të krizës ndaj popullatave të prekura.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?