Është finalizuar me dy arrestime këtë të enjte operacioni policor “Lucky ticket”. Dy persona, banues në Tiranë K. S., 35 vjeç, dhe B. F., 54 vjeç janë arrestuar në flagrancë pasi organizonin veprimtari të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.
Gjatë kontrolleve në dy lokale, në aparatet celulare të dy shtetasve të arrestuar, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.
Gjithashtu policia njofton se në kuadër të këtij operacioni po punohet edhe për kapjen e pronarit të një lokali në Rrugën e Barikadave, shtetasi G.H.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Nr. 3 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Lucky ticket”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. S., 35 vjeç, dhe B. F., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.
Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit G. H., pronar i një lokali në Rrugën e Barrikadave.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy lokale në zona të ndryshme të Tiranës, në aparatet celulare të dy shtetasve të arrestuar, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparatet celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Elbasan| Në kërkim për korrupsion e shpërdorim detyre, arrestohet punonjësi i IMT
- Fshehu në banesë qindra litra naftë kontrabandë, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan