English

Bill Gates tërhiqet nga bordi i Microsoft

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates shpalli se do të tërhiqet nga bordi drejtues i kompanisë për t’iu përkushtuar më tepër aktiviteteve filantropike.

- Advertisement -

65-vjeçari ka rrëfyer në LinkedIn se kjo është koha e duhur për t’iu përqendruar më tepër qëllimeve humanitare.  

“Kam marrë vendimin për tu tërhequr nga bordi i Microsoft për t’iu përkushtuar më tepër prioriteteve filantropike duke përfshirë shëndetin global dhe zhvillimin, arsimin dhe angazhime të tjera për të luftuar ndryshimet klimatike. Microsoft nuk ka qenë kurrë më e fortë sa tani, prandaj është koha e duhur për ta ndërmarrë këtë hap”, shkruan Gates.

Më tej, ai tha se tërheqja nga bordi nuk do të thotë se ai po largohet edhe nga kompania.

“Microsoft do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e punës sime dhe do të vazhdoj të jem i angazhuar me Satya dhe stafin teknik për t’i dhënë formë vizionit dhe arritjes së objektivave ambicioze të kompanisë”.

Satya Nadella, drejtori ekzekutiv i Microsoft, ka përfituar nga lidershipi dhe vizioni i Gates dhe do të vazhdojë të promovojë pasionin për teknologjinë dhe përparimin e produkteve dhe shërbimeve.

Në 1975, Gates dhe Paul Allen themeluan Microsoft, prodhuesi më i madh në botë i sistemit operativ kompjuterik dhe gjithashtu një prej furnizueseve më të mëdhenj në botë të shërbimeve “cloud”. Gates ka mbajtur postin e drejtorit ekzekutiv të Microsoft deri në vitin 2000 kur në këtë detyrë u vendos Steve Ballmer në 2000.

Vlera e tregut e Microsoft kap shifrën e 1.2 trilionë dollarësh. Që nga 2008, Gates i është përkushtuar më tepër Fondacionit Bill dhe Melinda Gates.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?