English

Biznesi i vogël ‘frikë’ se mund të kalojë pragun e tatim-fitimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rritja e çmimeve mund të rrisë numrin e bizneseve të vogla që detyrohen sipas xhiros vjetore që të paguajnë tatim mbi fitimin dhe taksë mbi vlerën e shtuar.

- Advertisement -

Kjo mund të çojë në përpjekje të këtyre bizneseve për të fshehur të ardhurat dhe të mos pranojnë fatura nga biznesi i madh, ku marrin furnizimet.

Këtë shqetësim e ngriti deputeti i PS-së, Erion Braçe gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë të paketës fiskale.

Braçe foli për një shqetësim të shprehur nga biznesi i madh.

“Ekziston presioni ndaj biznesit të madh për të marrë mall pa faturë. Ju shkoni te biznesi i madh, por situata që ekziston sot, që për shkak të rritjes së çmimeve biznesi i vogël mund ta kalojë lehtësisht tavanin prej 14 mln lekësh dhe kjo mund të jetë nxitje e qartë për të marrë mall pa faturë”, u shpreh Braçe.

Janë rreth 93 mijë biznese të vogla në Shqipëri. Ata që mund të kalojnë pragun e tatim-fitimit janë bizneset që vitin e kaluar kanë regjistruar xhiro nga 10 deri në 14 milionë lekë.

Ministria e Financave ka propozuar rritje të gjobave dhe penaliteteve të tjera ndaj bizneseve të mëdha që nuk lëshojnë faturat, por nuk parashikohet ashpërsim penalitetesh ndaj biznesit të vogël që refuzon marrjen e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?