English

Biznesi: Të rikthehet rimbursimi i TVSH në bujqësi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Grupet e interesit kërkojnë që të rishikohen disa taksa, që sipas tyre po dëmtojnë prodhimin vendas, nxisin informalitetin dhe favorizojnë importet.

- Advertisement -

Kërkesa e përsëritur ishte rikthimi i rimbursimit të TVSh-së në bujqësi. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka tha se heqja e rimbursimit që në 2019-n po nxit informalitetin dhe largon fermerët nga toka.

“Deformim imadh në sektorin e bujqësisë, heqja e rimbursimit po e rëndon dhe po çon një plagë të madhe në ikjen dhe largimin e fermerëve, po e prekim me dorë përditë rënien e ndejshme të produkteve bujqësore. po stimulojmë informalitetin”, u shpreh Jaka.

Kërkesa tjetër ishte heqja, ose rimbursimin e akcizës së gazit për sipërmarrjet që e blejnë për prodhim.

“Akciza e gazit kosto e paimagjinueshme për prodhuesit, akciza shkon deri në 14.4 lek me tvsh për kilogram. në kushtet normale sipërmarrja prodhuese e blente gazin për 30 lek, imagjinoni 50 për qind vetëm akciza”, theksoi ai.

Jaka paralajmëroi se shumë kompani po mendojnë mbylljen prej kostos së rritur.

Kërkesa tjetër lidhej me heqjen e taksës së importit për mishin dhe nënprodukteve të tij që hyn si lëndë e parë, ose vendosja e taksës për produktet e importit të gatshme për konsum.

Sipas sipërmarrjes, kjo pabarazi në taksim nxit konsumin e produkteve të huaja dhe dëmton prodhimin vendas.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?