English

Biznesmenë të lidhur me qeverinë shfrytëzojnë tokat në bregdet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Më shumë se 1,3 milionë metra katrorë në bregdet janë dhënë për disa biznesmenë të lidhur me qeverinë me statusin e investitorit strategjik.

- Advertisement -

Përveç sipërfaqes ku do të ndërtohen vilat, resortet apo hotelet investitorët kanë të drejtën e shfrytëzimin të plazhit.

Kompleksi “New Born” që po ndërtohet në Hamallaj zë një hapësirë prej 187 mijë metra katrorë.

Kompania ndërtuese, Mane TCI, ka të drejtën që përveç kësaj sipërfaqe, të përdorë edhe 70 mijë metër katrorë bregdet dhe plazhin përreth.

Për ndërtimin e kompleksit “New Born” është pajtuar kompania Startek.

Në faqen zyrtare të kësaj kompani sqarohet se në këtë hapësire parashikohet të ndërtohen vila private dy katëshe dhe godina tre katëshe për disa familje.

Në këtë projekt nuk parashikohet të ndërtohen hotele apo resorte që presin turistë.

Startek nuk është vetëm zbatuese projektesh. Kjo kompani është investitore strategjike në bregdetin e jugut.

Startek do të ndërtojë “Dhërmi Resort” që zë një hapësirë prej 133 mijë metrash katrorë.

Por sipërfaqja që ato fitojnë janë më shumë pasi kanë të drejtën e përdorimit të bregut dhe plazhit.

Në vendim nuk është parashikuar ende se sa mijë metra katrorë tokë do përfitojë për t’i shfrytëzuar.

Në kompleksin “Dhërmi Resort” sipas kompanisë “Startek” 80 % e sipërfaqes do përdorët për ndërtim të vilave elitë. Në rreth 25 mijë metra katrorë do të ndërtohet një hotel me 5 yje.

1 COMMENT

  1. Kur njerezit rijne dhe i shikojne pse jo. Kur gjyqtaret rijne dhe i shikojne pse jo. Proçesi i zevendesimit te popullsise shqiptare me bangladeshas apo me serb ka filluar?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?