Bjeshkët e Kelmendit| Dikur pikë arratisje, sot destinacion turistik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Euronews Albania ka udhëtuar në zonën e Mregut, e shtrirë në bjeshkët e Kelmendit në lartësi mbi 1 mijë metër.

Ky fshat është jo shumë i njohur për vendasit pasi në periudhën e komunizmit ka qenë pika më e afërt e kalimit për ata që donin të arratiseshin nga regjimi.

Pasi lë rrugën e makinës pak në të dalë të Selcës, tabela tregon shtegun që të shpie në fshatin Mreg. Një rrugë malore me një shkallë vështirësie jo shumë të lartë që mund të përshkohet pothuajse nga të gjithë. Nga pika fillestare në destinacion udhëtimi zgjat rreth 2 orë, ndërsa lodhjen nuk e ndjen aspak, pasi përgjatë gjithë shtigjeve je i rrethuar nga freskia e bjeshkëve dhe pamjet magjepsëse të luginës.

- Advertisement -

Në Mreg shumë pak familje kanë ngelur ndërsa vetëm 2-3 vitet e fundit kjo zonë ka filluar të mirëpresë turistë.

Pjeter Tinaj, babai i 5 vajzave refuzon ta braktisë këtë vend.

 “Nuk jam kund më i kënaqur se këtu,” – thotë ai.

Rruga është e lodhshme ndërsa Pjetri na mirëpret në banesën e tij. Fërlikun e kanë një traditë që e gjithë zona e Këlmendit e trashëgon.

 “Bëjmë zjarrin, e fusim në hell e krypim dhe vazhdojmë kështu deri në 4-5 orë që duhet të piqet,” – u shpreh Tinaj.

Në darkë trokitja e gotave me tryezën plot është një traditë që respektohet në Malësi.

Adelina ka vendosur që të rikthehet dhe të investojë në zonë, duke mos u larguar. Me ndihmën e disa donacioneve ajo ka ndërtuar disa çadra kampingu duke i dhënë një tjetër komoditet kësaj zone.

 “Duke qenë se edhe vetë e kemi përjetuar emigracionin në familje nuk është se më duket si gjëja më e thjeshtë dhe më e mira. Më duket mjaft e vështirë. Sa ta nis diku tjetër nga zeroja pse të mos e bëjmë provë ta nisim në vendin tonë. Dhe besoj se do ia arrijmë,” – tha studentja.

Mëngjesi është magjik në Mreg. Pamja është e pabesueshme ndërsa mëngjesi shijon më tepër në këtë peizazh piktoresk.

Dikur ky vend ka qenë i ndaluar. Pjetri na rrëfen se komunizmi ka qenë një torturë e vërtetë për familjen e tij e cila vuajti 53 vite burg dhe dhjetëra të tjerë internim.

Dikur kjo zonë ka qenë shumë e banuar thotë Pjetri, por tani emigracioni e ka dërmuar.

Kjo zonë me shumë potencial turistik të ardhmen e ka të sigurt pasi edhe të rinj të tjerë po mundohen me kursimet e tyre të ndërtojmë bujtina për të zhvilluar sërish tokën e të parëve të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Peshkonin me mjete të ndaluara në liqenin e Shkodrës, procedohen dy persona

Pas patrullimeve të vazhdueshme në liqenin e Shkodrës, policia zbuloi 2 raste të tjera të peshkimit me mjete të ndaluara, mekanizma elektrikë. Dy personat E....

Kurti homazhe për At Artur Liolinin: I pikëlluar! Përfaqësues i denjë i shqiptarëve

Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij, për ndarjen nga jeta të At Artur Liolinit, Kryekancelarit të Kryedioqezës Shqiptare...

Ndeshjet e Seria A dhe La Liga| Roma në vendin e 16-të në, “turpërohet” nga Genoa

Roma ka pësuar humbjen e 3-të në kampionat, ndërsa kundërshtari i radhës ishte Genoa. Verdhekuqtë pësuan një humbje me rezultat të thellë në transfertë,...

TË FUNDIT

Shtyhet gjyqi ndaj Mediut, avokatët e viktimave kërkojnë të njohin dëshmitarët

Është shtyrë për në 3 tetor gjyqi ndaj ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Shkak u bë kërkesa e avokatit të viktimave, Dorjan Matlia...

80 raste të korruptimit të policisë, në pranga 55-vjeçari, drejtonte motorin i dehur

Policia Rrugore e Tiranës ka zbuluar një rast të ofrimit të mitdhënies për të shmangur ndëshkimin administrativ dhe përgjegjësinë ligjore. Deri më tani, janë identifikuar...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×