English

Blegtorët drejt falimentimit, Gorica la emigrimin për të ndërtuar fermën, por…

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas disa vitesh në emigrim, ku punoi në blegtori, Bujar Gorica, u kthye në Cërrik për të vënë në jetë idenë e tij, krijimin e një ferme me dhi. Së bashku me gruan dhe fëmijet, fillimisht ndërtuan fermën dhe dalëngadalë arritën të mbarështonin dhjetra krerë.

- Advertisement -

“Unë mbarshtroj 90 kokë dhi për momentin, këto janë rrace, i kam sjellë nga Greqia. Këto si në realizimin e qumshtit ashtu edhe nga kecat janë shumë të mira. Lindin nga 2 nga 3 keca, ndërsa qumësht bëjnë nga 2 e gjys deri në 3 kilogram”, tha Gorica.

Edhe pse e nisi me shumë zell dhe dëshirë, sot blegori nga fshati Klos i Cërrikut ka një sërë ankesash sa i përket trajtimit dhe mbështetjes nga institucioinet përkatëse.

“Kërkoj nga shteti ndihmë për qumshtin, është shumë pak. Këtë vit edhe pse kanë bërë shumë greve blegtorët nuk dihet sa do vej kg i qumshtit. Unë vjet pata realizuar deri ne 1 kuintal e 20 kg në ditë”, tha Gorica.

Problemet e tij janë të njëjta me të gjithë blegtorët e jugut që prej kohësh po protestojnë për plotësimin e disa kushteve. Blegtori tregon se në situatën ku ndodhet, është më mirë ta braktisë këtë sipërmarrje.

“Kemi baxhot këtu dhe baxhot që janë ku të ulin ndonjë lekë. Në Gjirokaster meret  qumshti me 160 këtu merret me 100 lekë. Këtë vit nuk e di ça do të bëhet. Më mirë është tja lësh kecave sepse mishi është mirë me 12 mijë lekë kg”, tha Gorica.

Bujar Gorica, është i vetmi blegror në zonën e Sulovës që ka numrin më të lartë të bagëtive. Si ai janë shumica e blegtorëve shqiptarë, të cilët janë të ekspozuar nga ndryshimi i çmimeve nga dita në ditë, në një kohë që kostot sa vijnë e rriten.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?