English

Bleona Qerreti ‘kërcënon’ me gjyq Evi Kokalarin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një nga mbështetëset e Berishës, Evi Kokalari reagoi ndaj lajmeve se Bleona Qerreti do të bëhej pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së.

- Advertisement -

Kokalari u shpreh se Partia Demokratike nuk përfaqësohej nga imazhe si ai i këngëtares.

“Do doja të shikoja intelektual dhe shkrimtar e artist si Inva Mula dhe Visar Zhiti, etj në Këshill. Ose merreni PD-në seriozisht ose mos na humbni kohën kot. Jam pa fjalë,” – shkroi Kokalari.

Deklarata e saj s’ka mbetur pa reagim, por jo nga Qerreti, nga avokati i saj.

Marc. E. Kasowitz i ka dërguar një letër Evi Kokalarit ku e paralajmëron të ndalë shpifjet në drejtim të klientes së tij. Avokati, i cili dikur ka mbrojtur interesat e Donald Trump, u shpreh se Kokalari ka shpifur dhe dëmtuar reputacionin e klientes së tij dhe profilin e saj të biznesit.

Kasowitz deklaroi se nëse nuk ndalen akuzat do të nisin një proces gjyqësor për të kërkuar dëmshpërblim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?