English

Blerja e banesës e papërballueshme, OKB: Tirana, ndër 7 kryeqytetet e shtrenjta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çmimet e apartamenteve janë rritur gjatë viteve të fundit në Tiranë, me ritme që tejkalojnë edhe kryeqytetet e rajonit dhe Europës.

- Advertisement -

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili vlerëson zhvillimin urban të vendit tonë, tregon se shtrenjtimi mund të jetë ndikuar edhe nga pastrimi i parave.

“Zhvillimet formale të organizuara synojnë segmente të banesave me çmime të larta. Deri në 32 për qind e pronave të shitura në 6-mujorin e parë të vitit 2021 janë blerë nga jorezidentë. Pastrimi i parave ndoshta ka qenë një faktor kontribuues i rritjes së çmimeve në Tiranë dhe në zonat bregdetare”, shkruhet në raport.

Edhe mundësitë për të blerë banesë po vështirësohen, teksa me çmimin mesatar 1200 euro/m2, Tirana është ndër shtatë qytetet kryesore evropiane me nivele të larta të papërballueshmërisë në strehim,. thuhet në raport.

Për Kombet e Bashkuara, ndërtesat me shumë apartamente të trashëguara nga epoka socialiste vuajnë nga mungesa e investimeve dhe mungesa e mirëmbajtjes. Shkalla e mbipopullimit për popullsinë e përgjithshme është më shumë se 58 për qind, që është më e larta në Evropë, me përjashtim të Malit të Zi.

Tregu i banesave me kredi hipotekore, është në zhvillim e sipër, pasi vetëm 1% pronarëve paguajnë kredi, çka tregon se sektori mbetet informal përmes parave “cash” dhe remitancave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×